Rezultatet përfundimtare të TST për EGOI 2026
Pas shqyrtimit me kujdes të secilës ankesë, Komisioni ka shpallur rezultatet përfundimtare të TST për EGOI 2026.
Rezultatet preliminare të TST për EGOI 2026
Vërejtje: Çdo nxënës mund të ushtrojë të drejtën e ankesës, duke e dërguar në e-mailin në vijim: info@stem-ks.org. Ankesat duhet të dërgohen deri më datën 15.03.2026, deri në ora 18:00.
Rezultatet përfundimtare të Olimpiadës Informatike të Kosovës - OIK 2026
Grupi i parë - Klasat 9 dhe 10
Grupi i dytë - Klasat 11 dhe 12
Njoftim për TST për EGOI 2026
Lista e vajzave që do të marrin pjesë në testin përzgjedhës për ekipin që do të përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Informatikës për Vajza – EGOI 2026.
Rezultati përfundimtar i përzgjedhjes do të përcaktohet nga 20% e pikëve të testit të fazës së parë dhe 80% e pikëve nga testi përzgjedhës.
Testi do të mbahet më 14 mars 2026 (e shtunë), duke filluar nga ora 09:00, në lokalet e Institutit STEM.
Rezultatet preliminare të Olimpiadës Informatike të Kosovës - OIK 2026
Grupi i parë - Klasat 9 dhe 10
Grupi i dytë - Klasat 11 dhe 12
Vërejtje: Çdo nxënës mund të ushtrojë të drejtën e ankesës, duke e dërguar në e-mailin në vijim: info@stem-ks.org. Ankesat duhet të dërgohen deri më datën 12.03.2026, deri në ora 16:00.
Në vijim mund t’i shikoni ose shkarkoni të dhënat për vendin dhe orarin e mbajtjes së fazën e parë të Olimpiadës Informatike të Kosovës, e cila mbahet të shtunën, më 7 mars 2026 në lokalet e Institutit STEM, Rr. Nekibe Kelmendi 26, Veternik, Prishtinë.
Olimpiada Informatike e Kosovës
Sponzorët
Olimpiada Informatike e Kosovës mbështetet financiarisht nga gjiganti amerikan Jane Street (https://www.janestreet.com/) dhe dy kompani vendore: Santefarm (https://santefarm.com) dhe Dijari (https://www.dijari.co), të cilët, përmes përkrahjes së tyre, kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e talenteve të reja në fushën e informatikës dhe në promovimin e tekonologjisë dhe inovacionit në Kosovë.






